We are comin soon on Mobile Version!

Rreth Nesh

Rreth Nesh

Zona Park kryen shërbime higjienike, dezinfektim, dezinsektim, deratizim dhe repelim në përputhje me të gjitha rregulloret dhe ligjet përkatëse për këto profesione. Vetëm shërbime me cilësi profesionale mundësojnë ruajtjen e një shkalle të lartë higjienike, shkatërrimin apo asgjësimin e mikroorganizmave të dëmshëm, insekteve, brejtësve dhe dëmtuesve në një masë të tillë që ata të mos e rrezikojnë shëndetin tonë, duke përdorur paisje dhe kimikate të prodhuesve të njohur vendas dhe ndërkombëtarë. Qëllimi kryesorë i kompanisë është që ti sigurojë klientëve shërbime të kualitetit të lartë, duke u bazuar në nevojat e tyre, si dhe të bëj menaxhim sa më profesional të të gjitha niveleve që kompania i posedon në kuadër të shërbimeve profesionale. Të gjitha shërbimet kryhen me produkte ekologjike të dëshmuara me cilësinë më të lartë në një mënyrë që përjashton lëvizshmërinë e klientëve tanë, përdorimin e arritjeve më të përparuara të shkencës dhe praktikës për mbrojtjen sanitare ekologjike të hapësirës.

Për të gjitha fushëveprimet posedon liçensa përkatëse, leje për import të produkteve, distributor për një gamë të gjerë të produkteve, çertifikatë ISO 9001 për sistemin e menaxhimit të cilësisë, çertifikatë ISO 14001 për sistemin e menaxhimit të mjedisit, çertifikatë ISO 39001 për sistemin e menaxhimit të integruar, çertifikatë PAS 99 për menaxhimin e sigurisë në trafikë, çertifikatë OHSAS 18001 për sistemin e menaxhimit të shëndetit publik dhe sigurisë në punë.

Misioni

Misioni ynë është mbrojtja, ruajtja, dhe përmirësimi i mjedisit me qëllim të kryerjes së detyrave sanitare dhe të mbrojtjes së ambientit. Detyrimi i zbatimit profesional, cilësor dhe të sigurt të shërbimeve. Sigurimi i përputhjes së të gjitha procedurave dhe shërbimeve me legjislacionin përkatës në fuqi. Kontrollimi i përbërjes ekzistuese të cilësisë dhe mjedisit, ndërmarrja e veprimtarive të nevojshme për përmirësime në mënyre që të rritet vazhdimishtë efikasiteti i menaxhimit të mjedisit. Ndërtimi i partnerëve me klientët, furnizuesit dhe komunitetin më të gjerë në interese të të gjith aktorëve. Parandalimi maksimal i ndotjes së mjedisit. Mbajtja e një niveli të lartë të ndërgjegjësimit për mbrojtjen e shëndetit publik, mbrojtjen e mjedisit për të gjithë punëtorët dhe klientët tanë gjatë shërbimeve tona. Të rritet vazhdimisht efikasiteti dhe siguria e punës dhe të zvogëlohet ndikimi negativ në mjedis me bashkë modernizim.

Kujdesi ndaj punëtorëve

Përkushtimi dhe kujdesi ndaj puntorëve është një ndër prioritet primare që kemi sepse e gjithë puna dhe suksesi bazohet tek stafi. Aktivitetet e përgjegjshme dhe të larmishme të kompanisë kryhen nga stafi i arsimuar, i kualifikuar, profesional dhe me përvojë pune. Kompania përcakton kompetencat e nevojshme të punonjësve dhe ofron trajnime dhe masa të tjera që plotësojnë nevojat e përdoruesve dhe klientëve. Në kompaninë tonë kemi të punësuar specialist, mjek, epidemiolog, ekolog, agronom, doktorrë të mjekësisë veterinare, inxhinier dhe teknikë sanitarë etj. Punëtorët tanë vazhdimisht profesionalizojnë dhe plotësojnë njohuritë e tyre, kështu që nuk ka të panjohura për ne, siq dëshmohet nga referencat e shumëta të komunave, qyteteve, kompanive dhe organizatave të ndryshme, kombinime bujqësore të institucioneve shëndetësore dhe familjeve individuale të Republikës së Kosovës.

Na kontaktoni

Faleminderit për interesimin tuaj në Zona Park. Ju lutemi të plotësoni formularin e mëposhtëm në mënyrë që të kuptojmë më mirë nevojat dhe problemet tuaja. Nëse keni pyetje që kërkojnë vëmendje të menjëhershme, ju lutemi na kontaktoni në 029-222-441.